Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Si të largojmë njollat e ndryshkut nga guaca e banjës

Si të largojmë njollat e ndryshkut nga guaca e banjës

32326_shutterstock_59719801-1

Njollat e ndryshkut në guacat e banjës i shkaktojnë mineralet e rënda dhe uji, ndërsa mund të largohen në disa mënyra.

Përgatitjen mund ta bëni nga boraksi (lidhje kimike mes borit, natriumit dhe oksigjenit) dhe lëngut nga limoni.

Lyejeni pjesën e brendshme të guacës me këtë përgatitje dhe lëreni të qëndroje dhjetë minuta, transmeton Telegrafi.

Më pas, me anë të një brushe për banjë, pastrojeni vendin ku është i pranishëm ndryshku dhe domosdo lëshojeni ujin që të pastrohet guaca.

Mënyra tjetër është që domosdoshmërisht të vishni dorëza gome, ta preni limonin në gjysmë dhe ta zhytni në kripë kuzhine. Pastaj, me atë limon fërkojeni vendin ku është i pranishëm ndryshku

Po ashtu, ekziston mundësia e blerjes së produkteve komerciale të dedikuara për atë qëllim dhe të largoni njollat e ndryshkut.

Edhe peroksidi i hidrogjenit në kombinim me acidin tartarik lihet të qëndrojë një kohë dhe pastaj fërkohet ndryshku.

Kur përdorni produkte komerciale për largimin e ndryshkut, kini kujdesi si veproni me to, sepse mund të përmbajnë acide shumë të forta dhe shumë të rrezikshme.

(Visited 520 times, 1 visits today)

About Lajme

Check Also

do_1490527685-6343257

Dëshironi të dobësoheni sonte dhe nesër t’i vëreni rezultatet: shkencëtarët thonë se mrekullia ekziston

Ky ilaç natyral mundet t’ju ndihmojë të eliminoni yndyrat abdominale. Është e mundur t’i eliminoni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *