Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Zbuloi një mënyrë të pazakonshme për ta ndihmuar babanë që vuan nga Alzheimeri

Zbuloi një mënyrë të pazakonshme për ta ndihmuar babanë që vuan nga Alzheimeri

6263810-13925847_1149636831763649_9072995859235100581_o-1472031867-650-46cc87abec-1472287447-780x439

Fatkeqësisht, bota e mjekësisë ende nuk ka mësuar si të trajtohen sëmundje të ndjeshme si çmenduria. Por, kjo nuk do të thotë se është e pamundur të ndihmohen ata që janë të prekur nga kjo.

80 vjeçari Ted McDermott nga Britania e Madhe ka kohë që vuan nga sëmundja e Alzheimerit, transmeton Telegrafi.

Për ta rikthyer kujtesën e Ted sadopak, djali i tij Mac ka zbuluar një mënyrë efektive për këtë.

Fakti është se Ted ka qenë këngëtar profesionist në rininë e tij dhe ka udhëtuar përgjatë shtetit duke performuar në klube të ndryshme.

Pas martesës, Ted kishte gjetur një punë në fabrikë, por kjo nuk do të thotë se kishte hequr dorë nga muzika. Sipas Mac, babai i tij vazhdimisht kishte përfunduar diku gjatë kohës së lirë.

Sëmundja nuk ia kishte hequr aftësinë për të kënduar, e kjo e kishte lejuar Mac të zbuloi këtë lloj terapie për babanë e vet. Është e thjesht dhe gjeniale: babai dhe djali këndojnë së bashku në shtëpi apo veturë përderisa dëgjojnë radion.

Këndimi e bën muzikantit e moshuar të ndjehet më mirë dhe ka efekte të mira në kujtesën e tij. Në mënyrë befasuese, ai është ende në gjendje t’i rikujtoi këngët e preferuara.

Mac McDermott ka vendosur që jo vetëm t’i ndihmoi babait të tij, por edhe njerëzve tjerë me probleme të njëjta. Për të tërhequr vëmendjen e njerëzve që vuajnë nga Alzheimeri, mac ka incizuar disa video ku ai me babanë këndojnë duet.

Kjo është vetëm një ndër videot e tyre ku mund të shihni se dashuria, kujdesi dhe muzika mund të bëjnë mrekulli.

(Visited 201 times, 1 visits today)

About Lajme

Check Also

Katër zona erogjene për të cilat nuk keni ditur që ekzistojnë, ndërkaq ju krijojnë kulmin e kënaqësisë!

Shkencëtarët turq tërheqin vërejtjen që këto katër zona të thella vagjinale erogjene mund të jenë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

// Edit your activity's layout XML file to include a // RelativeLayout to contain the AdView: ... // In your activity's onCreate function, construct the AdView, // add to the container view and load the ad: private AdView adView; @Override public void onCreate(Bundle savedInstanceState) { super.onCreate(savedInstanceState); ... RelativeLayout adViewContainer = (RelativeLayout) findViewById(R.id.adViewContainer); adView = new AdView(this, "938290939641711_938305336306938", AdSize.BANNER_320_50); adViewContainer.addView(adView); adView.loadAd(); }