Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Çfarë rrezikojnë fëmijët e ardhur në jetë me operacion

Çfarë rrezikojnë fëmijët e ardhur në jetë me operacion

Portrait of a happy young child

Fëmijët e ardhur në jetë nga një lindje me operacion kanë 15% mundësi më shumë për t’u bërë obezë, në raport me fëmijët e tjerë të ardhur në jetë në mënyrë natyrale.

Një shtysë drejt masës XXL, e cila na shoqëron jo vetëm në fëmijëri por edhe kur rritemi, duket se është e përcaktuar nga lindja.

Është kjo teza e shkencëtarëve amerikanë të “Harvard T.Chan School of Public Health”, të cilët zhvilluan një studim bazuar në 22 mijë të rinj të ardhur në jetë nga 15200 femra, të ndjekur gjatë 16 viteve për ecurinë e lindjes së tyre në kuadër të projektit “Growing Up Today Study”.

Prej këtyre të rinjve, 4900 janë të ardhur në jetë nga lindje me operacion. Studimi kishte si synim zbulimin e lidhjes mes rrezikut të obezitetit dhe lindjes me operacion.

Nga analiza e të dhënave rezultoi se fëmijët e lindur me operacion kanë mundësi 64% më shumë që të jenë obezë në raport me vëllezërit e tyre të ardhur në jetë në mënyrë natyrale.

Ndërsa në mënyrë të përgjithshme rreziku që fëmija të bëhet obez është 15% më i lartë në lindjet me operacion, krahasuar me ato vaginale.

Ndërkohë fëmijët e ardhur në jetë në rrugë vaginale nga nëna që kanë lindur më herët me operacion, rreziku i obezitetit është 31%.

“Lindja me operacion është padyshim një procedurë e domosdoshme për të shpëtuar jetën në shumë raste, por ka edhe disa rreziqe dhe studimi ynë zbulon obezitetin si një prej tyre”, thotë drejtuesi i studimit.

(Visited 815 times, 1 visits today)

About apachekla99

Check Also

638401__original

Katër rastet kur nuk duhet të pini asnjëherë kafe

Kafeja përveç se është e shëndetshme, mund të ndikojë edhe negativisht nëse konsumohet në këto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *