Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Zbulohet personi që kreu masakrën e Vitit të Ri në Stamboll

Zbulohet personi që kreu masakrën e Vitit të Ri në Stamboll

634117__original

 

Shërbimet policore në Stamboll, kanë arritur të zbardhin fotot e autorit të masakrës së frikshme në orët e para të vitit të ri 2017 në Reina club, ku 39 persona mbetën të vrarë dhe 69 të tjerë të plagosur nga një akt terrorist me armë zjarri.

Nga kërkimet në kamerat e sigurisë, lëvizjet e bëra nga i dyshuari dhe ballafaqimi i pamjeve me imazhe të tjera, janë zbardhur fotot e autorit që ju i shikoni në galeri.

Policia pohon se nuk është e qartë për identitetin e autorit, dyshohet se ka përdorur të dhëna të rreme. Nuk dihet qartë as kush është kombësia dhe shtetësia e tij.

Më herët autoritetet folën për sulm me dy persona të armatosur. Por në vijim u konfirmua se sulmi është kryer nga një person i armatosur, i cili pasi qëlloi me breshëri mbi njerëz është përzier me turmën e shokuar dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Gjithçka ndodhi në Reina, një klub nate në lagjen Ortakëj (Ortaköy) të Stambollit ku vdiqën 39 persona, mes tyre një polic si dhe u regjistruan 69 të plagosur nga sulmi terrorist.

Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin (Vasip Şahin), në deklaratën e parë që bëri në lidhje me sulmin tha se një terrorist me armë automatike që kishte me vete në fillim qëlloi mbi policin dhe një qytetari që priste para derës së hyrjes së klubit dhe pastaj hyri brenda dhe me një egërsi të paparë qëlloi në mënyrë të pamëshirshme me breshëri mbi njerëzit e pafajshëm që kishin shkuar atje për të festuar ardhjen e vitit të ri dhe për t’u argëtuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sylejman Sojllu (Sülejman Soylu) tha se vazhdojnë punimet për kapjen e terroristit që ka bërë sulmin.

Janë identifikuar personat që kanë humbur jetën në këtë sulm terrorist, nga të cilët 15 janë shtetas të huaj, sqaroi Sojllu duke shtuar se vazhdojnë punimet për identifikimin e viktimave të tjera.

Kurse ministri i Shëndetësisë, Rexhep Akda (Recep Akdağ) tha se gjendja shëndetësore e 4 nga 65 të plagosurit gjithsej që janë shtruar në spital, është e rëndë.

Në mesin e të plagosurve ka edhe shumë shtetas të huaj, tha Akda.

634117__ryxkk5kwre

(Visited 369 times, 1 visits today)

About Lajme

Check Also

Çiljeta flet për lidhjen me Alban Hoxhën: S’na pëlqen të jemi çift showbizi

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga më në fund ka pranuar historinë e dashurisë me portierin e “Partizanit”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

// Edit your activity's layout XML file to include a // RelativeLayout to contain the AdView: ... // In your activity's onCreate function, construct the AdView, // add to the container view and load the ad: private AdView adView; @Override public void onCreate(Bundle savedInstanceState) { super.onCreate(savedInstanceState); ... RelativeLayout adViewContainer = (RelativeLayout) findViewById(R.id.adViewContainer); adView = new AdView(this, "938290939641711_938305336306938", AdSize.BANNER_320_50); adViewContainer.addView(adView); adView.loadAd(); }