Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Si t’i hiqni pikat e bardha në fytyrë

Si t’i hiqni pikat e bardha në fytyrë

auto_unnamed1479060368

Sëmundja e lëkurës “pikat e qumështit” e njohur ndryshe me emrin Milia, mund të prekë të gjitha grupmoshat, duke filluar nga bebet.

Milium është një lloj kisti i lëkurës, i mbushur me një proteinë të njohur si keratinë dhe shfaqet në formën e pikave të bardha të vogla në fytyrë.

Këto pika shfaqen kryesisht rreth syve, hundës dhe gojës.

Shkaktarët e kësaj sëmundje janë dy: Njëra, më e zakonshme tek fëmijët, ndodh pasi gjendrat e tyre të djersës nuk janë të zhvilluara sa duhet.

Së dyti atom und të krijohen edhe nga dëmtimi i lëkurës, qoftë nga ekspozimi në diell, djegia, lëkura e ashpër dhe ndonjëherë nga përdorimi i kremërave me steroide.

Ka disa mënyra natyrale që mund të ndihmojnë në largimin e tyre:

Lëng limoni dhe sheqer

Përzijeni 2 lugë çaji sheqer me gjysmë kokrre lëng limoni, si dhe një lugë vaj.

Vendoseni në fytyrë masën dhe lëreni të veprojë për rreth 30 min.

Mjaltë natyral

Mjalti ka veti të mëdha shëruese dhe përdoret prej mijëra vitesh për kurime të ndryshme. Për më shumë efekt përzijeni mjaltin me sheqer.

Vaj kastori

I njohur për vetitë shëruese, vaji i kastorit është tepër i mirë për lëkurën. Përzijeni me vaj ulliri dhe vendoseni në lëkurë. Lëreni derisa të jetë përthithur nga lëkura më pas shpëlani fytyrën.

Pastrojeni fytyrën me avull

Një praktikë tepër e njohur për pastrimin e lëkurës nga toksinat e ndryshme. Avulli bën të mundur hapjen e poreve dhe çlirimin e papastërtive.

Hiqni tualetin përpara gjumit

Kjo duhet të jetë një praktikë e përhershme, pasi tualeti irriton lëkurën dhe mund të shkaktojë papastërti.

Qëndroni në hije

Gjatë ditëve të nxehta përpiquni të qëndroni sa më shumë në hije. Rrezet e diellit mund të jenë të dëmshme për lëkurën dhe mund ta dëmtojnë atë.

(Visited 209 times, 1 visits today)

About Lajme

Check Also

Prindërit tregojnë çfarë i ndodhi të birit, që shkoi pa treguar në një aheng (Foto)

Billy Nethercot nga Laicestershire e Anglisë, i ka mashtruar prindërit Pam dhe Bill se do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

// Edit your activity's layout XML file to include a // RelativeLayout to contain the AdView: ... // In your activity's onCreate function, construct the AdView, // add to the container view and load the ad: private AdView adView; @Override public void onCreate(Bundle savedInstanceState) { super.onCreate(savedInstanceState); ... RelativeLayout adViewContainer = (RelativeLayout) findViewById(R.id.adViewContainer); adView = new AdView(this, "938290939641711_938305336306938", AdSize.BANNER_320_50); adViewContainer.addView(adView); adView.loadAd(); }