Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Eliminoni aknet dhe poret më këto mënyra natyrale

Eliminoni aknet dhe poret më këto mënyra natyrale

auto_how-to-get-rid-of-scars-1024x6121479798122

Aknet dhe poret e hapura janë disa probleme të cilat i vuajnë një pjesë shumë e madhe e femrave në botë.

Ato shkaktohen si pasojë e një sërë faktorësh si përdorimi i produkteve kozmetike të papërshtatshme, ngacmimi i fytyrës kur ju dalin puçrra, stresi apo lloji delikat i lëkurës.

Është shumë e rëndësishme që t’i trajtoni aknet dhe poret e hapura sepse nëse nuk trajtohen mund të mbesin në fytyrë për një kohë shumë të gjatë.

Kanellë dhe mjaltë:

Përzieni 1 lugë gjelle kanellë me një lugë gjelle mjaltë organik deri sa të formohet një masë homogjene pak e ashpër. Aplikojeni në zonat problematike të fytyrës dhe masazhojeni me lëvizje rrethore.

Kanella është një antioksidant që shkatërron radikalet e lira dhe shërben si “gërryese” e butë për të hequr lëkurën e vdekur. Mjalti është antioksidant natyral që shëron qelizat e dëmtuara të lëkurës, riparon dhe rigjeneron lëkurën. Këtë skrab duhet ta përdorni 2-3 herë në javë.

Lëng limoni:

Aciditeti i lëngut të limonit është shumë efektin në riparimin e njollave dhe plagëve të shkaktuara nga puçrrat. Limoni është gjithashtu i pasur me vitaminë C, antioksidant shumë i fuqishëm që shëron qelizat e dëmtuara të lëkurës.

Merrni një top pambuku dhe thithni lëng limoni. Aplikojeni lëngun në lëkurë për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo metodë mund të përdoret 3-4 herë në javë.

(Visited 132 times, 1 visits today)

About apachekla99

Check Also

638401__original

Katër rastet kur nuk duhet të pini asnjëherë kafe

Kafeja përveç se është e shëndetshme, mund të ndikojë edhe negativisht nëse konsumohet në këto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *