Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / 10 mënyra si të dalloni mjaltin natyral nga ai fals

10 mënyra si të dalloni mjaltin natyral nga ai fals

mjalti_1483033740-2446086

Ditët e sotme është e vështirë të dallosh mjaltin natyral nga ai me përbërës të tjerë të shtuar, si sheqer apo shurup sheqeri.

Ja 10 mënyra si ta dalloni:

1. Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurën dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëltues artificialë.

2. Mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.

3. Bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t’u mbrojtur nga buburrecat. Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin mjaltin natyror.

4. Me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë. Nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.

5. Një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund.

6. Nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit.

7. Pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t’ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë.

8. Vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës. Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet.

9. Majën e fijes së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndizni. Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen. Mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet.

10. Vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë. Ngroheni në temperaturë të lartë. Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës. Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska.

(Visited 1,730 times, 1 visits today)

About Lajme

Check Also

Harrojini të gjitha, kjo seksbombë po çmend rrjetin (FOTO)

Jo konsiderohet si një ndër modelet më seksi në votë, është shumë aktive në rrjete …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

// Edit your activity's layout XML file to include a // RelativeLayout to contain the AdView: ... // In your activity's onCreate function, construct the AdView, // add to the container view and load the ad: private AdView adView; @Override public void onCreate(Bundle savedInstanceState) { super.onCreate(savedInstanceState); ... RelativeLayout adViewContainer = (RelativeLayout) findViewById(R.id.adViewContainer); adView = new AdView(this, "938290939641711_938305336306938", AdSize.BANNER_320_50); adViewContainer.addView(adView); adView.loadAd(); }