Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / LAJME / Fëstëkët ulin kolesterolin, kontrollojnë diabetin tip 2 dhe mbrojnë shtatzëninë

Fëstëkët ulin kolesterolin, kontrollojnë diabetin tip 2 dhe mbrojnë shtatzëninë

fistiket_1481280461-47805

Në sasinë e duhur fëstëkët janë aleati ideal për shëndetin dhe linjat e trupit, ndër më të kërkuarat nga frutat e thata, konsiderohen koncentrat i vërtetë i mirëqenies. Veçanërisht përgjatë stinës së ftohtë të dimrit ku trupi ynë ka më shumë se kurrë nevojë për energji dhe humor të mirë, fistikët janë idealë

Gjatë ditëve të para të ftohtit shumë njerëz “preken” nga “Winter Blues”, i njohur si çrregullim emocional ku shenjat kryesore janë: lodhje, trishtim, dëshirë për të mbyllur veten në shtëpi, rënie të përqendrimit. Për të luftuar këto shqetësime, ushqimi luan rol të rëndësishëm dhe fistikët janë ushqimi perfekt për të trajtuar këto probleme. Kjo është edhe arsyeja përse shumë studime sugjerojnë t’i bëni pjesë të dietës ushqimore sepse furnizojnë trurin me energji dhe reduktojnë nivelin e stresit gjatë periudhave të lodhshme dhe me ngarkesë të dimrit. Por fistikët ndikojnë edhe në shumë probleme të tjera shëndetësore; duke nisur që me përmirësimin e shikimit, ruajtjen e shëndetit të grave gjatë shtatzënisë, ul kolesterolin (yndyrat në gjak), si dhe vepron kundër diabetit tip 2.

Së pari, lamtumirë kolesterol. Fistikët përveçse janë ushqyes, përmbajnë edhe sasi të shumta të fitosterolit vegjetal dhe të lipideve të monosaturuara dhe polisaturuara, të cilat ndihmojnë konkretisht në reduktimin e nivelit të triglicerideve dhe “kolesterolit të keq” në gjak, për rrjedhojë parandalojnë fillimin e patologjive të lidhura me sëmundjet e zemrës. Fistikët e pakripur kryejnë një rol aktiv në kontrollin e tensionit të gjakut dhe janë shumë të dobishëm kundër hipertensionit.

Së dyti, kundër diabetit. Disa studime kanë evidentuar se fistikët ndihmojnë që të parandalohet fillimi i diabetit tip 2. Përveçse rezulton se fistikët përmbajnë nivel të ulët sheqernash, këto fruta të vogla, por të shëndetshme, luajnë rol të rëndësishëm në reduktimin e sheqerit në gjak. Gjithashtu është konstatuar veprimi i tyre edhe më efektiv në qoftë se kombinohen me karbohidratet, sikurse janë makaronat, orizi apo buka.

Së treti, ka fuqi afrozodiake. Sipas një studimi është evidentuar se meshkujt të cilët kanë bërë fistikët pjesë të dietës së tyre ushqimore kanë parë përmirësim të jetës seksuale, pasi vuanin nga çrregullimet erektile. Në studim morën pjesë 17 burra (të moshës nga 38 deri në 59 vjeç), të cilët vuanin nga këto probleme prej të paktën 12 muajsh; por me këshillën e mjekëve jeta e tyre seksuale u përmirësua pasi konsuamuan për rreth 3 javë rresht, rreth 100 gramë fistikë në ditë. Megjithatë, ne tashmë e dimë se fistikët janë një burim i mirë i zinkut, i cili kontribuon në fertilitet dhe ruajtjen e niveleve normale të testosteronit në gjak. Gjithashtu ato përmbajnë antioksidantë, tejet të rëndësishëm për shëndetin dhe qarkullimin e gjakut, që janë bazat e një jetë të shëndetshme seksuale.

Së katërti, mbron shikimin, lëkurën dhe zemrën. Fistikët, falë përmbajtjes së lartë të luteinës dhe zeaksantinës, substanca që luajnë një rol të rëndësishëm si antioksidantë mbi qelizat e organizmat, dhe në mënyrë të veçantë mbi sytë dhe lëkurën.

Substancat e sipërpërmendura i përkasin klasës së karroteneidit dhe janë në gjendje të mbrojnë retinën e syve nga dëmtimi i rrezeve ultravioletë. Një tjetër antioksidant i pranishëm në fistikë, tokoferolët, një aminoacid i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular, ndihmon gjithashtu në ruajtjen e freskisë dhe rinisë së lëkurës. Prania e shumtë e fibrave në fistikë, kombinuar me përbërjen e shëndetshme të acidit yndyror dhe pranisë së konsiderueshme të antioksidantëve, krijon perspektiva interesante për përdorimin e tyre edhe në dietën e personave me rrezik të lartë për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Avantazhi që kanë këta persona me konsumimin e fistikëve nuk është vetëm te veprimi mbrojtës i substancave të pranishme në këtë frutë, por edhe te fuqia për të përmirësuar shëndetin.

Së pesti, ruan shëndetin e shtatzënave. Niveli i lartë i fibrave të pranishme në fistikë stimulon funksionimin e aparatit tretës, i cili gjatë kësaj periudhe është dhe më dembel. Gjithashtu, ky frutë përmban antioksidantë që ndihmojnë për të ruajtur qarkullimin efikas të gjakut, si dhe sigurojnë energji në formë të përqendruar që rrjedhin kryesisht nga lloji i yndyrës, polisaharid, të dobishme për ndërtimin e indeve të foshnjës, (sidomos ato të sistemit nervor).

Së gjashti, nuk është se nuk këshillohet konsumimi i tij por duhet treguar kujdes me sasinë që konsumohet, e cila nuk duhet të kalojë 30 gramë në ditë, teksa është më e preferueshme që fistikët të mos jenë të kripur sepse veprojnë pozitivisht në luftën kundër tensionit të lartë të gjakut, si dhe për të evituar marrjen e më shumë kalorive. Gjithashtu, duhet të shmangin konsumin e fistikëve të kripur edhe personat që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Kujdes duhet të tregojnë edhe personat alergjikë dhe intolerantë, ndaj nuk duhet të abuzojnë veçanërisht personat që vuajnë nga diabeti dhe obeziteti. Fistikët nuk këshillohet të konsumohen nga personat që vuajnë nga ulcera, gastroenterokoliti dhe sëmundje të mëlçisë.

Ushqim super i shëndetshëm, konsiderohen fruti i humorit të mirë pasi me konsumimin e tyre trupi çliron hormonin e serotoninës, hormoni i qetësisë dhe lumturisë. Ky hormon sintetizohet në trup falë një aminoacidi që trupi e merr përmes konsumimit të fistikëve, i cili është triptofani.

Fistikët janë burim i shkëlqyer i Vitaminës B6, ndihmon sistemin imunitar të prodhojë antitrupa, të cilat i nevojiten organizmit për luftën kundër sëmundjeve.

Ideal kundër stresit, fistikët mbrojnë kundër efektit të stresit të përditshëm që me kalimin e kohës mund të influencojnë në mirëqenien mendore dhe mbrojtjen e imunitetit.

Ky frutë përmban edhe sasi të shumta të fitosterolit vegjetal dhe të lipideve të monosaturuara dhe polisaturuara, të cilat ndihmojmë konkretisht në reduktimin e nivelit të triglicerideve dhe “kolesterolit të keq” në gjak, për rrjedhojë parandalojnë fillimin e patologjive të lidhura me sëmundjet e zemrës. Fistikët e pakripur kryejnë një rol aktiv në kontrollin e tensionit të gjakut dhe janë shumë të dobishëm kundër hipertensionit.

(Visited 91 times, 1 visits today)

About Lajme

Check Also

Ndërron jetë aktori i njohur turk, së fundmi luajti te “Lugina e Ujqërve”

Ndërron jetë një nga emrat e mëdhenj të kinematografisë turke. Kuzey Vargin, është përcjelë për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

// Edit your activity's layout XML file to include a // RelativeLayout to contain the AdView: ... // In your activity's onCreate function, construct the AdView, // add to the container view and load the ad: private AdView adView; @Override public void onCreate(Bundle savedInstanceState) { super.onCreate(savedInstanceState); ... RelativeLayout adViewContainer = (RelativeLayout) findViewById(R.id.adViewContainer); adView = new AdView(this, "938290939641711_938305336306938", AdSize.BANNER_320_50); adViewContainer.addView(adView); adView.loadAd(); }