Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / E frikshme, bie bora e kuqe – sjell mikrobe që shkrinë akullnajat

E frikshme, bie bora e kuqe – sjell mikrobe që shkrinë akullnajat


Shkencëtarët janë në alarm pasi që bora e kuq është rishfaqur përsëri “Bora e kuq” është e krijuar nga mikrobet që vinë nga ndryshimet super të mëdha klimatike e të cilat bëjnë që akullnajat të shkrihen më shpejt.Algat që jetojnë në akullnajat e Arktikut e kanë kthyer sipërfaqen e këtij vendi në një vend të kuqërremtë. Kjo bën që ato ta reduktojnë aftësinë e tyre që ta reflektojnë dritën e diellit duke krijuar rreth vicioz në akullnaja që shkakton shkrirjen e tyre.Eksperimentet e bëra në Alaskë treguan se bora e kuq e rrit pesë herë më shumë shkrirjen e akullnajave.
Ndryshimet klimatike janë duke ecur me shpejtësi të jashtëzakonshme shkaku i borës së kuqe, thotë studimi i ri.Algat që jetojnë në akullnaja të Arktikut janë duke e bërë të kuqërremtë sipërfaqen, duke reduktuar kështu mundësinë e reflektimit të diellit.Kjo ka krijuar rrethe vicioze – kryesisht në shtresat e Grenlandës dhe Antarktikut – pasi që shkrirja dhe rritja e nivelit të ujit nxit rritjen e më shumë mikrobeve.Fenomeni nuk ishte marrë për bazë për modelet klimatik dhe kishte injoruar rreziqet “për një shkallë të papërcaktuar të ngrohjes dhe rreziqet për rritjen e nivelit të Detit”, thotë biologu, profesor Roman Dial nga Universitetit Pacifik i Alaskas.
Por tani, Bora e kuqe e njohur si “E kuqe si vera “, që për herë të parë ishte zbuluar 200 vite më parë në portin e Veriperëndimit të Alaskës – një rrugë detare që lidh Atlantikun Verior me Pacifikun nëpërmes rrethit të Arktikut.Bora bie si pasojë e efektit të ngrohjes globale nëpërmes përshpejtimit të shkrirjes se akullit pasi që lejon dritën e diellit të jetë më e fortë dhe ajo të shkri akujt.
Eksperimentet në fushat e akullit në Alaska e kanë rrit pesë fish më shumë shkrirjen e akujve.I shkaktuar nga i ftohti i butë, algat e ujit të freskët të njohura si “”Chlamydomonas nivalis”, përmbajnë një pigment të kuq që ngreh rrezet e diellit.Po ashtu, e njohur si “bora shalqi” ajo është e zakonshme gjatë verës në brigjet e rajoneve polare – e po ashtu edhe në zona të larta alpine.Por, kjo borë ka mikrobe që shkaktojnë rritje të shpejtësisë së shkrirjes se akujve duke bërë që sipërfaqja e tyre e errët të rrit refleksionin e rrezeve të diellit.Kjo shkakton rritjen edhe të algave tjera, thuhet në studimin e publikuar në revistën shkencore “Nature Geoscience”.Profesori Dial thotë se edhe pse bora e bardhë e sapo rënë reflekton papastërtinë e dritës së diellit si karbonin e zi dhe pluhuri mund ta nxi borën.Kjo borë e papastër shkakton shkrirjen e akullnajave derisa bora ngrohët më lehtë nga dielli.
Algat tradicionale që jetojnë në akullnaja kanë të njëjtin efekt derisa ato e ndryshojnë borën në të kuqe – duke e bërë më të errët se peizazhi i paprekur.Prefesori Dial, nga Universiteti i Alaskas në Anchorage, tha: “Ky studim nxjerr në pah ndikim substancial të borës së kuqe si shkrirëse e akullnajave në nivele të larta dhe latitudë të lartë” .“Rezultatet eksperimentale të prezantuara këtu, së basku me hulumtime ko relativë të mëparshme, eksperimentet laboratorike dhe llogaritje teorike tregojnë se kemi një rast të qartë për madhësinë e makrobiozës së akullnajave dhe ndikimin e tyre në hidrologji dhe në klimë”.Në studim profesori Dial dhe kolegët e tij kanë shtuar lëndë ushqyese dhe ujë në zona të ndryshme të borës në akullnaja të Alaskës.Pasi kanë krahasuar zonat e kontrollit ka pasur 50 për qind më shumë alga në vendet ku është shtuar uji – pothuajse katër herë më shumë se kur ato janë fertilizuar me nitrogjen, fosfor dhe kalium.“Klima dhe modelet e shkrirjes se akullnajave që injorojnë ekologjinë e radioaktivitetit të mikrobeve nuk duhet nënçmuar pasi që janë ato që rrisin nivelin e Detit”.Bora e kuqe për herë të parë ishte raportuar nga kapiteni John Ross më 1818 në ekspeditën e tyre “Northwest Passage”.
Ai kishte shkruar në ditarin e tij se kishte parë fusha me borë, të cilat ishin “borë e kuqe e errët ashtu siç ishte vera e kuqe”.

(Visited 39 times, 1 visits today)

About Lajme

Check Also

‘Pallua mbron nga syri i keq’, njihuni me historinë e këtij shpendi shumëngjyrësh

Pallua është shpend shumë i përhapur në Indi.Haset në pyje, fusha me barëra të larta, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

// Edit your activity's layout XML file to include a // RelativeLayout to contain the AdView: ... // In your activity's onCreate function, construct the AdView, // add to the container view and load the ad: private AdView adView; @Override public void onCreate(Bundle savedInstanceState) { super.onCreate(savedInstanceState); ... RelativeLayout adViewContainer = (RelativeLayout) findViewById(R.id.adViewContainer); adView = new AdView(this, "938290939641711_938305336306938", AdSize.BANNER_320_50); adViewContainer.addView(adView); adView.loadAd(); }