Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Pezmatimi i bajameve, tri receta popullore

Pezmatimi i bajameve, tri receta popullore

baja

Pezmatimi i bajameve është i shpeshtë gjatë muajve të ftohtë, veçanërisht te fëmijët.

Derisa shumë prindër preferojnë mjekimin me barna, disa të tjerë preferojnë receta mjekësore popullore, të cilat kanë më pak efekte anësore, shkruan Mjeku.net.

Recetë me lule pjeshke

Këtë bar natyral do ta keni më të lehtë ta përgatitni në pranverë, kur lulëzojnë pemët, pasi baza e tij është pikërisht lulja e pjeshkës.

Për përgatitjen e mjekimit nevojiten 15 – 30 gram lule pjeshke që më pas duhet t’i zieni në 500 mililitër ujë për një kohë. Kjo tretësirë e fituar mund të përdoret në dy forma:

Të pihet në formë çaji duke e ëmbëlsuar sipas dëshirës, më së miri me mjaltë
Tretësira mund të përdoret edhe si gargarë, duke shpërlarë fytin me të disa herë në ditë për 20 deri në 30 sekonda.
Lulet e pjeshkës mund t’i përdorni edhe në një formë tjetër për të ndihmuar bajamet e pezmatuara.

Ju mund t’i shtypni duke i bërë pluhur lulet e thara e të imtësuara të pjeshkës, dhe ato mund t’i përdorni duke përtypur në gojë disa herë në ditë nga gjysmë lule të çajit.

Recetë me sherbele

Sherbela është një bimë shumë e përdorshme për trajtimin e ftohjeve dhe bajameve të acaruara.

Ajo është edhe pjesë përbërëse e shumë suplementeve dhe shurupeve natyrale që mund t’i blini në barnatore.

Çajin nga sherbela mund ta përdorni vazhdimisht gjatë ditëve sa jeni të sëmurë, por edhe në ditët tjera.

Veç çajit ju mund të bëni edhe një tretësisë për shpërlarje të gojës me përmblajeje sherbele. Për ta bërë edhe më efektive tretësirën, veproni si në vazhdim:

Përziheni në raport 1:1 bimët: sherbela (Salvia officinalis), këputja e arave (Equisetum arvense), boçet e hormoqit (Picea abies).

Përzierjen e përgatisni në formë çaji të nxehtë, të cilin pastaj mund ta ëmbëlsoni me mjaltë sipas dëshirës. Me këtë “çaj” shpëlahet fyti (në formë gargarë) çdo 15 minuta.

Mëllaga e bardhë

Mëllaga është një tjetër bimë e cila tradicionalisht është përdorur për të trajtuar kollën, ftohjet dhe dhimbjet në fyt. Produkti më i përdorur është çaji nga rrënjët e mëllagës.

Në fakt tretësira me mëllagë përgatitet me ujë të ftohtë. Për të përgatitur këtë “çaj”, vendosni dy lugë rrënjë të mëllagës në 250 mililitër ujë dhe leni rrënjët të qëndrojnë për rreth gjysmë ore.

Pastaj e kulloni lëngun dhe largoni mbetjet e rrënjëve, dhe e pini pak nga pak

(Visited 75 times, 1 visits today)

About Lajme

Check Also

Dosja “Habilaj”/ Emrat e katër personave të shpallur në kërkim, “Tahiri ka bërë 5 milionë euro”

Dalin detaje të reja lidhur me dosjen e hetuesve italianë lidhur me grupin kriminal të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

// Edit your activity's layout XML file to include a // RelativeLayout to contain the AdView: ... // In your activity's onCreate function, construct the AdView, // add to the container view and load the ad: private AdView adView; @Override public void onCreate(Bundle savedInstanceState) { super.onCreate(savedInstanceState); ... RelativeLayout adViewContainer = (RelativeLayout) findViewById(R.id.adViewContainer); adView = new AdView(this, "938290939641711_938305336306938", AdSize.BANNER_320_50); adViewContainer.addView(adView); adView.loadAd(); }