Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Lidhja mes dhimbjes së kokës dhe tumoreve të trurit?

Lidhja mes dhimbjes së kokës dhe tumoreve të trurit?

kancer12

Në të shumtën e rasteve tumoret e trurit kanë karakteristika të dhimbjeskokës, është e dyanshme, topitëse (jopulsuese), me intensitet mesatar, pa mundim, me të vjella dhe pa përkeqësim gjatë sforcimit fizik.

Në 9 % të rasteve, dhimbja e kokës ka karakteristika të migrenës, është e njëanshme, pulsuese, e përcjellur me mundim dhe vjellje dhe rritet gjatë sforcimit fizik, shkruan Shendetësia.al.

Dhimbja e kokës te tumoret e trurit nuk është fare specifike, pra shumë lehtë e mashtron pacientin dhe mjekun.

Vetëm në 8% të rasteve dhimbja e kokës te tumoret e trurit ka karakteristika tipike në bazë të cilave mund të dyshohet në tumor: është e fortë, atakon komplet kokën, është më e fortë herët në mëngjes, rritet gjatë kollitjes, teshtitjes, përcillet me mundim dhe vjellje ku zakonisht pas vjelljes pacientja/i e ndien vetën më lehtë.

Vetëm për këtë lloj të dhimbjes mund te thuhet që është tipike për tumor në tru. Ky lloj i kokëdhimbjes flet për rritjen e shtypjes intrakranaile.

Pacientët zakonisht i frikëson dhimbjes së fortë të kokës. Njerëzit për nga natyra mendojnë se sa më e fortë është dhimbja e kokës, aq më shumë kanë shanse që të kenë tumor në tru. Por realiteti qëndron ndryshe. Disa dhimbje koke të forta, siç është migrena apo ndonjë neuralgji janë plotësisht beninjë.

Nëse keni dhimbje koke dhe simptoma bashkëshoqëruese, si: dobësim i shikimit, dobësim i njërës gjysmë të trupit apo humbje e papritur e vetëdijes, atak epileptik (e sidomos kur paraqitet për herë të parë pas moshës 40 vjeçare), humbje të memories për gjera të caktuara, etj, duhet në mënyrë urgjente të bëni një kontroll tek mjeku neurokirurg.

(Visited 113 times, 1 visits today)

About Lajme

Check Also

Dosja “Habilaj”/ Emrat e katër personave të shpallur në kërkim, “Tahiri ka bërë 5 milionë euro”

Dalin detaje të reja lidhur me dosjen e hetuesve italianë lidhur me grupin kriminal të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

// Edit your activity's layout XML file to include a // RelativeLayout to contain the AdView: ... // In your activity's onCreate function, construct the AdView, // add to the container view and load the ad: private AdView adView; @Override public void onCreate(Bundle savedInstanceState) { super.onCreate(savedInstanceState); ... RelativeLayout adViewContainer = (RelativeLayout) findViewById(R.id.adViewContainer); adView = new AdView(this, "938290939641711_938305336306938", AdSize.BANNER_320_50); adViewContainer.addView(adView); adView.loadAd(); }