Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Kjo pije e dëmton zemrën po aq sa duhani

Kjo pije e dëmton zemrën po aq sa duhani

634597__original

Përballë faktorëve të tjerë si diabeti, tensioni i lartë, duhani dhe obeziteti, edhe abuzimi me alkoolin mund ta dëmtojë zemrën po njëlloj. Kush pi rregullisht alkool, mund të dëmtojë zemrën, të shtojë mundësinë për t’u prekur nga infarkti dhe nga insufiçenca kardiake, e cila është një lloj gjendje ku muskujt e zemrës nuk arrijnë të pompojnë mjaftueshëm gjak.

Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim amerikan i University of California, në San Francisco, i publikuar në revistën shkencore Journal of the American College of Cardiology.

Studiuesit mbajtën nën vëzhgim, gjithë banorët e California mbi moshën 21- vjerçare, të cilët u ishin nështruar ndërhyrjeve kirurgjikale emergjence, apo asistencës urgjente në spital.

Nga të dhënat e 17.7 milionë pacientësh, 1.8% e tyre, ose thënë ndryshe 268 mijë, rezultuan se kishin abuzuar me alkoolin. Studimi siç shkruan noa.al, zbuloi se abuzimi me alkoolin shoqërohej me një dyfishim të rrezikut për goditjet në zemër.

Ndërkohë studimettë mëparshme kanë treguar se një konsum i moderuar i alkoolit mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, por ky studim i fundit thotë se në çdo rast alkooli është i dëmshëm

(Visited 2,260 times, 145 visits today)

About apachekla99

Check Also

1-505-780x439

Elefanti për pak sa nuk i mbyt turistët të cilët po e fotografonin (Foto/Video)

  Një elefant i dhunshëm për pak sa nuk i mbyti disa vizitorë, kur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *