Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Mos i përdorni sapunët antibakterialë, këshillojnë mjekët (video)

Mos i përdorni sapunët antibakterialë, këshillojnë mjekët (video)

antibakterial_1483984973-6536487

Edhe pse sapunët antibaterialë shkatërrojnë një gamë të gjerë të baktereve, studimet e fundit kanë treguar se janë në gjendje të kontribuojnë në shfaqjen e llojeve të reja të superbaktereve, mikroorganizmave rezistentë ndaj antibiotikëve.

Shumica e produkteve antibakteriale përmbajnë kimikatin e quajtur triclosan. Vetëm llojet e mikroorganizmave që mund të mbijetojnë kontaktin me triclosan janë pikërisht ato rezistente ndaj antibiotikëve, shkruan “Business Insider”.

Kjo aftësi jo vetëm që gjatë çdo shumimi transmetohet në gjeneratën e ardhshme të baktereve, por edhe secilin shumëzim të tyre bëhen më rezistente.

Se çfarë përmasash ka arritur ky problem flet fakti se Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se këto lloje të mikroorgaizmave gjenden në të gjitha pjesët e botës, ndërsa Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e infeksionit (CDC) nga SHBA thotë se 23.000 njerëz vdesin çdo vit nga infeksionet e shkaktuara nga superbakteret.

Por kjo nuk është e gjitha. Triclosan është përbërë aq i fuqishëm sa që kur lëvizë përmes sistemeve të filtrimit të ujit nuk zbërthehet, por vazhdon rrugën drejt zonave të hapura të ujit, ku hyn në reaksione fotokimike për të prodhuar një substancë të lartë toksike të quajtur dioksinë.

Dioksina mund të shkaktojë probleme me zhvillim dhe shëndetin riprodhues, çekuilibër hormonal, shkakton dëmtime të sistemit imunitar, ose madje edhe të shkaktojë formimin e kancerit, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky përbërës kimik ndikon në tërë zinxhirin ushqimor, kështu që nuk është çudi që 90 për qind të rasteve njerëzit vijnë në kontakt me të nëpërmjet ushqimit.Studimet kanë treguar gjithashtu se sapuni antibakterial nuk është më i mirë se lloji tradicional i sapunit.

(Visited 61 times, 1 visits today)

About apachekla99

Check Also

1-505-780x439

Elefanti për pak sa nuk i mbyt turistët të cilët po e fotografonin (Foto/Video)

  Një elefant i dhunshëm për pak sa nuk i mbyti disa vizitorë, kur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *