Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Gështenja, sëmundjet që kuron, efektet dhe disa fakte interesante

Gështenja, sëmundjet që kuron, efektet dhe disa fakte interesante

geshtenja

Gështenjat apo ndryshe frutat aromatike me mbështjellës të fortë me ngjyrë kafe të errët, janë burim i shkëlqyeshëm i mineraleve, vitaminave dhe fibrave dhe përveç kësaj, kanë më pak kalori dhe yndyra sesa frutat e tjera arrore.

Gështenja është një frutë tipike e stinës së vjeshtës, shumë e dashur nga të mëdhenj e të vegjël, për shijen që ajo ka. Sa e sa herë në mbrëmjet e ftohta, familjet mblidhen rreth një tavoline për të ngrënë gështenja të pjekura. Le të shohim bashkë të mirat që na jep ky frut dhe kuriozitetet rreth tij:

Përfitimet

Gështenjat janë të pasura me niseshte dhe fibra, ato gjithashtu kanë edhe një përqindje të lartë mineralesh, sidomos kalium, fosfor, magnez, kalcium dhe në një masë më të vogël, edhe hekur. Kanë një përmbajtje të lartë kalorike e që karakterizohen po ashtu edhe nga një përqindje e lartë sheqeri, nga proteina me cilësi të mirë dhe nga prania e vitaminave C, B1, B2, PP dhe nga një yndyrë e ulët.

Efektet

Lodhja: Gështenjat janë shumë të mira për ata që vuajnë nga lodhja sezonale, e shkaktuar nga gripi dhe ftohjet e rënda. Janë të dobishme për të kapërcyer lodhjen mendore, mungesën e përqendrimit dhe stresin e fortë. Shtatzënia: Gështenjat përdoren edhe gjatë shtatzënisë, falë përmbajtjes së tyre me acid folik, edhe në rastin e ndonjë anemie. Shëndetësi dhe kozmetikë: Gështenjat përdoren edhe për mjekim të reumatizmës, përdoren si diuretike, për uljen e ënjtjeve dhe infektimeve të ndryshme. Ato përdoren edhe në përbërjen e shumë preparateve kozmetike për lëkurën e flokëve dhe fytyrës, për shkak të efekteve të tyre qetësuese në organizëm.

Kuriozitete

Fisnikët e lashtë: në kohët e shkuara, fisnikët i konsumonin gështenjat pasi i zienin në verë të bardhë. Kundër njollave të lëkurës: për të hequr njollat e lëkurës, zieni disa gështenja dhe përbërjen e tyre shtypeni deri sa të bëhet si pure dhe më pas shtojini pak lëng limoni. Përbërjen e përftuar aplikojeni mbi lëkurë për rreth 20 minuta. Hidhni gështenjat e këqija: për të eliminuar menjëherë gështenjat e këqija, i vendosni dhe i zhysni ato në një enë me ujë për 1 orë. Gështenjat të cilat do të dalin në sipërfaqe duhet të hidhen, sepse nuk janë të mira.

Prejardhja e emrit

Fjala gështenjë vjen nga gjuha latine Castanea, por vetë ky emër rrjedh nga kastanon, nga qyteti i Thesalisë, i njohur në antikitet për cilësinë e gështenjave. Castanea ishte emri i lashtë para caktimit të emrit gështenjë. Gështenja është quajtur “pemë buke” për cilësitë e saj ushqyese si frutë. Ajo zëvendësoi bukën në momentet e mungesës së saj.

Origjina e gështenjës

Kjo specie drusore e ka origjinën nga Azia e Vogël. Gështenja u kultivua fillimisht në Europën Jugore, në Ballkan dhe në rajonet e afërta. Përdorimi i gjithanshëm i kësaj peme, si frutë për ushqim, dru në ndërtimtari, në zdrukthëtari dhe pemë dekorative e bëri atë të përdoret fillimisht gjerësisht në të gjithë Europën Perëndimore dhe më pas ajo u kultivua në kontinentet e tjera. Si fillim, në kohën romake, ajo u fut në rajonet e veriut, dhe më vonë u kultivua edhe në kopshte e manastire nga murgjit. Sot, mostra të vjetra shekullore mund të gjenden në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Europën Qendrore, Perëndimore dhe Jugore. Ato janë gjerësisht të njohura në Greqi, Austri, Turqi, Portugali, Francë, Hungari, Itali, Slloveni, Sllovaki, Serbi, Bosnjë, Kroaci dhe veçanërisht në Korsikë. Me një milion hektarë, gështenja është lloji i tretë drusor për nga shkalla e mbulimit të sipërfaqes në Francë. Pyjet e gështenjës aktualisht zënë një sipërfaqe më të madhe se 5000 kilometra katrorë, ose rreth 4% të sipërfaqes pyjore franceze.

(Visited 81 times, 1 visits today)

About apachekla99

Check Also

1-505-780x439

Elefanti për pak sa nuk i mbyt turistët të cilët po e fotografonin (Foto/Video)

  Një elefant i dhunshëm për pak sa nuk i mbyti disa vizitorë, kur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *