Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Keni dëgjuar për dietën me mollë? Duhet ta provoni nëse doni të dobësoheni fare lehtë

Keni dëgjuar për dietën me mollë? Duhet ta provoni nëse doni të dobësoheni fare lehtë

dieta

Keni dëgjuar për dietën me mollë jeshile?
Dieta me mollë është e thjeshtë dhe e lehtë për t’u ndjekur. Ajo detoksifikon trupin, rrit normën tuaj metabolike dhe ju ndihmon të humbni peshë. Kjo është dietë me kalori të ulët, duke numëruar 1000-1200 kalori në ditë.

Është një dietë relativisht e ekuilibruar, duke përfshirë proteinat dhe karbohidratet komplekse, dhe duke reduktuar ndjeshëm futjen e yndyrës.

Kjo dietë ka të bëjë me ngrënien e një molle para secilit vakt. Ideja qëndron në faktin se fibrat që gjenden në mollë të bëjnë të ndihesh i ngopur dhe shuan dëshirën për të ngrënë më shumë.

Përveç ngrënies së mollëve, ata që bëjnë këtë dietë gjithashtu ndjekin një plan ushqimi që konsiston në konsumimin e sasive relativisht të vogla të karbohidrateve dhe zvogëlimin e yndyrave të ngopura, shkruan Shendeti. Sheqernat e rafinuara duhet të eliminohen krejtësisht (ëmbëlsirat e zakonshme), përderisa në anën tjetër rekomandohen karbohidratet me indeks të ulët të gliceminës.

Ata që bëjnë këtë dietë këshillohen që të konsumojnë 4-5 vakte ushqimi të vogla në ditë, që duhet të jenë kryesisht nga ushqime të shëndetshme që janë me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet të përmbajë edhe proteina.

Mëngjesi

Mollë
Omlet me djath
1 filxhan me qull tërshërë
Meze e lehtë e mëngjesit

1/2 kupë me djath
1/2 kupë me kos pa yndyrë

Dreka

Mollë
2 filxhan me brokoli të avulluar
1/2 filxhan oriz të kaftë
Meze e lehtë e drekës

Ndonjë pemë tjetër ose sallatë

Darka

Mollë
Salmon të pjekur në skarë
Sallatë të gjelbër

(Visited 156 times, 1 visits today)

About Lajme

Check Also

Kjo është pija që ua dëmton eshtrat

Kockat kryesisht përbëhen nga kolagjeni, një proteinë që siguron një shtresë mbrojtëse të butë, dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

// Edit your activity's layout XML file to include a // RelativeLayout to contain the AdView: ... // In your activity's onCreate function, construct the AdView, // add to the container view and load the ad: private AdView adView; @Override public void onCreate(Bundle savedInstanceState) { super.onCreate(savedInstanceState); ... RelativeLayout adViewContainer = (RelativeLayout) findViewById(R.id.adViewContainer); adView = new AdView(this, "938290939641711_938305336306938", AdSize.BANNER_320_50); adViewContainer.addView(adView); adView.loadAd(); }