Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Pse ndahen çiftet pas disa vitesh martesë?

Pse ndahen çiftet pas disa vitesh martesë?

56e07f7a150000ad000b17e3-1473630681-2839908_1483654795-3126441

Nëse ju apo dikush që e njihni është ndarë kohët e fundit pas 20 vitesh martesë, nuk jeni të vetmit.

Ndarja e vonshme, shpesh që quhet “divorci i hirtë”, është një trend i ri në botë. Në vitin 2010, një në katër ndarje ndodhën në mesin e njerëzve të moshës 50 e më lartë, thuhet sipas Qendrës Kombëtare për Familje dhe Martesë në Universitetin Bowling Green State në Ohio.

Por, pse ndahen çiftet pas një kohe kaq të gjatë së bashku? Dhe si mund ta parandaloni këtë që t’ju ndodh juve?

Ekzistojnë disa arsye pse çiftet ndahen dekada pas martesës:

1. Mosha

Një faktor që ndikon në ndarje është mosha. Një problem i madh që nuk ishte në fillim të marrëdhënies mund të bëhet problem më vonë. Kjo ndodh kur njerëzit arrijnë moshën e mesme dhe papritur pësojnë një “formatizim” të trurit. Njerëzit kalojnë nëpër ndryshime psikologjike dhe biologjike në kohë të ndryshme gjatë jetës së tyre, duke përfshirë moshën 14 vjeçare dhe përsëri atë 40 vjeçare, transmeton Gazeta Express.

2. Njerëzit mërziten

Steve Siebold, një psikolog, citon një arsye tjetër të ndarjes pas një kohe të gjatë së bashku – dhe kjo është mërzitja. Të jesh me personin e njëjtë 24/7, varësisht prej marrëdhënies, mund të çojë në mërzitje. Me fjalë të tjera, njerëzit pushojnë së tentuari për marrëdhënien.

3. Seksi

Mungesa e seksit të rregullt mund të çojë në ndarje. Ndryshimet në hormone që ndodhin për shkak të moshës mund të shkaktojnë mospëlqim të dukshëm seksual. Dhe përderisa çdo partner në marrëdhënie ka dëshira seksuale të ndryshme, këto dëshira fillojnë të veniten me moshën.

(Visited 784 times, 1 visits today)

About Lajme

Check Also

do_1490527685-6343257

Dëshironi të dobësoheni sonte dhe nesër t’i vëreni rezultatet: shkencëtarët thonë se mrekullia ekziston

Ky ilaç natyral mundet t’ju ndihmojë të eliminoni yndyrat abdominale. Është e mundur t’i eliminoni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *