Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Dëshironi të shpërnguleni? Këto janë shtetet me standardin më të mirë të jetesës në botë

Dëshironi të shpërnguleni? Këto janë shtetet me standardin më të mirë të jetesës në botë

4-28-780x439

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) së fundmi ka publikuar listën e shteteve me kualitetin më të mirë të jetesës në botë.

Për ta bërë këtë, OECD ka studiuar 34 shtete përmes 11 parametrave të mirëqenies, duke e përfshirë balancimin e jetës profesionale dhe personale, pasurinë financiare, sigurinë, edukimin etj. – transmeton Telegrafi.

Sipas kësaj organizate, shtetet me standardin më të mirë të jetesës janë këto:

Norvegjia

Ky shtet ishte renditur i pari edhe vitin e kaluar. Organizata thotë se jetën më të mirë e bëjnë shtetasit e Norvegjisë, ku shumica e popullit janë të punësuar, niveli i edukimit është i lartë dhe jetëgjatësia mesatare është 82 vjet.

Australia

Edhe pse Australia ishte renditur e para në vitin 2013 dhe 2014 (pastaj e katërta në vitin 2015), këtë vit është renditur e dyta.

OECD tregon se vendasit e këtij shteti janë shumë të shoqërueshëm: 95 për qind e australianëve besojnë se e njohin dikë në të cilin/cilën mund të mbështeten, transmeton Telegrafi.

Danimarka

Danimarka është renditur shtatë vende më lart në këtë listë, qysh nga viti i kaluar.

Shteti ka shënuar pikë të larta sa i përket pagesës së lartë gjatë kohës së pushimeve dhe mesatares prej pesë javëve pushim në vit.

Punëtorët me orar të plotë tregojnë se 66 për qind të ditës së tyre ia dedikojnë “kujdesit personal”, e jo punës.

Zvicra

Përqindja e papunësisë në Zvicër është rreth 3.1% – ndër përqindjet më të vogla në botë.

(Visited 390 times, 1 visits today)

About Lajme

Check Also

“160 mijë euro dhe ata të tre të vdekur”, të tjera përgjime tronditëse të Habilajve

Dalin detaje të reja lidhur me përgjimet me grupin kriminal të “Habilajve”. Sipas hetuesve italianë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

// Edit your activity's layout XML file to include a // RelativeLayout to contain the AdView: ... // In your activity's onCreate function, construct the AdView, // add to the container view and load the ad: private AdView adView; @Override public void onCreate(Bundle savedInstanceState) { super.onCreate(savedInstanceState); ... RelativeLayout adViewContainer = (RelativeLayout) findViewById(R.id.adViewContainer); adView = new AdView(this, "938290939641711_938305336306938", AdSize.BANNER_320_50); adViewContainer.addView(adView); adView.loadAd(); }