Download Free FREE High-quality Joomla! Designs • Premium Joomla 3 Templates BIGtheme.net
Home / KURIOZITET / Pickohet nga gjarpri më helmues në botë, vogëlushi arrin t’i mbijetojë

Pickohet nga gjarpri më helmues në botë, vogëlushi arrin t’i mbijetojë

633797__sygp02dwbg

Ishte duke fjetur gjumë i qetë kur zvarraniku e pickoi nga pas. Bëhet fjalë për një djalë 12 vjeç Jake Taylor, i cili ishte me pushime në një resort në Afrikën e Jugut kur ndodhi gjithçka.

I mituri u zgjua i tmerruar, me gjarprin që qëndronte mbi trup dhe e shtyu instinktivisht. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe fatmirësisht arriti të shpëtonte.

Megjithatë, pickimi nga ky lloj gjarpri nuk kalon aq lehtë, pasi helmi i tij shkakton dëmtime të indeve dhe simptoma të tjera afatgjata.

Sipas britanikes “Mirror”, Jake ishte me fat pasi sasia e helmit nuk ishte e madhe, në të kundërt pasojat do të kishin qenë edhe më të rënda.

Pavarësisht dhimbjes që ndjen ende, 12- vjeçari thotë që dëshiron t’i tregojë botës triumfin e tij kundër natyrës dhe këtë po e bën edhe me gjarprin të ngordhur, të cilin e ruan në një kavanoz.

633797__sytchdwre

633797__h10a3owrl

(Visited 53 times, 1 visits today)

About apachekla99

Check Also

mw-1240-780x439

Shikoni metodën japoneze për drejtimin e kurrizit. Duket e çuditshme, por vërtet ka sukses (Video)

Mos dyshoni kurrë në atë që kanë shpikur japonezët. “Otonamaki” është terapi japoneze e cila …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *